Lojtarët kuqezi vlerësojnë paraqitjen e skuadrës në miqësoren me Italinë
Prononcimi i lojtarëve të Kombëtares Shqiptare në përfundim të ndeshjes me Italinë.
Keidi Bare:
T’ia lëmë ndeshjes atë që ndodhi me Verrattin. Futbolli nuk është balet por në fund i dhashë dorën mesfushorit të Italisë. Italia është shumë e fortë, por për disa gabimet tona na ndëshkuan. Ekipi luajti më forcë deri në fund por nuk ia dolëm.
Ardian Ismajli:
Ekipi bëri një ndeshje të madhe. Kemi bërë maksimumin deri në fund të ndeshjes. Pas golit na kapi pak euforia. Goli i parë ishte me fat dhe i dyti me kundërsulm. Me punë mund t’i evitojmë këto gabime.
Kristjan Asllani:
E prisja këtë ndeshje dhe prisja të luaja që nga fillimi, gjithsesi nuk ka problem. U futa gjatë ndeshjes por nuk arrita ta ndihmoja skuadrën edhe pse bëmë një ndeshje shumë të mirë. E nisëm mirë, por pësuam tre gola dhe nuk arritëm që të shënonim në fund. Na ndalën dy shtylla, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Nuk e di pse nuk kam minuta, për këtë duhet të pyesni trajnerin, unë jam në dispoziocion të tij. Nuk kam probleme komunikimi me trajnerin Edoardo Reja.
