Belind Këlliçi denoncon Veliajn: Zyrtarisht mashtrues ndërkombëtar dhe i pafe
Belind Këlliçi, kandidati për primaret e PD-së për bashkinë e Tiranës denoncon kryebashkiakun Erion Veliaj për mashtrim
Postimi në facebook
"Ky mashtron edhe Papën!
Prezantohet si kryebashkiaku që priti Papa Françeskun në Tiranë, në shtator 2014. Veliaj e ka marrë detyrën në korrik 2015.
Zyrtarisht mashtrues ndërkombëtar dhe i pafe.
Promovimi i mashtruesëve ordinerë në funksione të larta publike ka vrarë shpresat e shumë të rinjve të mirëarsimuar që duan të hyjnë në mjedisin hermetik politik.
Është modeli Veliaj, i dokumentuar në mashtrim me zë dhe figurë, që ka ulur besueshmërinë e shqiptarëve tek përfaqësimi, fjala dhe angazhimi publik.
Erion Veliaj është një referencë negative për këdo që beson tek merita, puna me djersë dhe konkurrenca e gara e brendshme partiake."