Zelensky paralajmëron sulme të tjera ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2022, 17:54
Presidenti Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar ukrainasit se mund të përballen me më shumë sulme raketore ruse sot, por tha se vendi do të mbijetojë.
Në një video të shpërndarë në Telegram, Zelensky tha se 85 raketa u lëshuan kundër Ukrainës të martën dhe 20 të tjera priten të godasin vendin.
Ai paralajmëroi banorët që të qëndrojnë në strehimore, duke shtuar:
E di që goditjet (raketat) e kanë fikur energjinë në shumë vende… Ne po punojmë, do të rivendosim gjithçka, do të mbijetojmë.
