Trump me fjalim ‘historik’, pritet të shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti Donald Trump pritet të mbajë sot fjalimin që ai e ka quajtur historik për SHBA-në. Trump besohet se do të shpallë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë në 2024. Njoftimi vjen në mes të rritjes së pakënaqësive ndaj tij nga Partia Republikane.

Ish-presidenti Donald Trump pritet të shpallë zyrtarisht ofertën e tij për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, duke refuzuar thirrjet e disa zyrtarëve të Partisë Republikane të cilët e bëjnë fajtor 76-vjeçarin për rezultatet në zgjedhjet afatmesme të 8 nëntorit.

Miliarderi, cili shokoi Amerikën dhe botën në 2016 ka thirrur shtypin në Florida për të dëgjuar një njoftim që zoti Trump e quan shumë të madh në Florida të martën në orën 21:00 me orën lokale.

Persona të afërt me ish-presidentin kanë thënë se Trump do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për president në zgjedhjet e vitit 2024.

I njohur për paparashikueshmërinë e tij, Trump mund të ndryshojë mëndje në minutën e fundit, por prej muajsh ai mezi e ka fshehur dëshirën e tij për të garuar për presidencën sërish në 2024.

Zoti Trump e ka quajtur njoftimin e tij, si një nga më të rëndësishmit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Trump ruan mbështetje të fortë mes bazës republikane, por disa në partinë e tij besojnë se ai nuk do të jetë në gjendje të ndikojë votuesit e pavarur në zgjedhjet e përgjithshme.

Pasi zoti Trump la Shtëpinë e Bardhë, ai qëndroi në arenën politike, duke vazhduar të mbledhë fonde dhe të mbajë mitingje anembanë vendit.