Kanada, monedha angleze e arit që mund të rishkruajë historinë

Një historian amator ka zbuluar një monedhë të rrallë ari në Kanada. Sipas arkeologëve, monedha 600-vjeçare mund të sfidojë narrativat tradicionale historike rreth kohës së kontaktit evropian në rajon, pasi i paraprin mbërritjes së eksploruesit John Cabot në ishull të paktën 70 vjet.

Një historian amator ka zbuluar një monedhë të rrallë ari në bregun jugor të Newfoundland, Kanada. Sipas studiuesve, monedha angleze mund të sfidojë narrativat tradicionale historike rreth kohës së kontaktit evropian në rajon, pasi ajo i paraprin mbërritjes së eksploruesit John Cabot në ishull të paktën 70 vjet.

Qeveria e Newfoundland dhe Labrador sqaroi se monedha u gjet gjatë verës së vitit 2022 nga Edward Hynes, një historian amator vendas. Pas konsultimit me Paul Berry, një ish kurator i Muzeut të Monedhave të Bankës së Kanadasë, ajo u identifikua se I përkiste periudhës së Henry VI, dhe ishte prerë në Londër midis viteve 1422 dhe 1427. Në vitet 1400, monedha do të përfaqësonte një shumë të konsiderueshme parash të vlefshme me 61 dollarë sot.

Monedha 600-vjeçare i paraprin kontaktit të parë të dokumentuar evropian me Amerikën e Veriut që nga vikingët, në një rajon me një histori 9000-vjeçare të vendbanimeve njerëzore dhe tradita të pasura indigjene.

Arkeologu Jamie Brake shpjegon rëndësinë e saj:

"Për një kohë, këtu ka pasur disa njohuri për një prani evropiane të para shekullit të 16-të," tha Brake. "Mundësia e një pushtimi të para shekullit të 16-të do të ishte e mahnitshme dhe shumë domethënëse në këtë pjesë të botës," shton ai.

Pas përfundimit të studimit nga arkeologët, monedha pritet të ekspozohet në muzeun “The Rooms”.