‘Ndalni luftën tani!’ Zelenski në samitin e G20: Nuk mund të ketë një marrëveshje ‘Minsk 3’
Ndërsa lufta hyn në muajin e nëntë, Zelenski u ka bërë thirrje liderëve të G20 që të bëjnë të mundur ndalimin e saj. Lideri ukrainas i cili injoroi praninë e ministrit të jashtëm rus në samit tha se lufta nuk mund të mbyllet me një marrëveshje si ajo e Minskut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha liderëve botërorë në samitin e G20 i cili po mbahet në Indonezi Bali se lufta duhet të përfundojë urgjentisht.
"Jam i bindur se tani është koha kur lufta destruktive e Rusisë duhet dhe mund të ndalohet," tha ai.
Lideri ukrainas iu adresua udhëheqësve të 20 ekonomive kryesore të botës përmes video lidhjes.
Gjatë fjalimit të tij ai iu referohej liderëve si samiti i G19, duke përjashtuar qartazi Rusinë.
Moska përfaqësohej nga ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov.
Në fjalimin e tij Zelenski tha se nuk mund të ketë një Marrëveshje ‘Minsk 3’ duke iu referuar kompromisit që i dha fund luftës në Ukrainë në vitin 2014.
Në lidhje me këtë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Ukraina po i jep fund negociatave për paqe.
