Merr flakë në ecje automjeti në autostradën Vlorë-Fier

Një makinë është djegur në ecje e sipër ditën e sotme në autostradën Vlorë-Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 në afërsi të mbikalimit në Panaja dhe dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet.

“Rreth orës 16:20, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasen E. D. Nuk ka dëme në njerëz.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Merr flakë në ecje automjeti në autostradën Vlorë-Fier

Merr flakë në ecje automjeti në autostradën Vlorë-Fier