Opozita në shesh, Baçi: Sot fillimi i një vale protestash, Ramës do ti japim një goditje të fuqishme në zgjedhjet lokale

Pak minuta para protestës, deputeti demokrat Luan Baçi nga studio e Ora News me gazetaren, Anila Zyberaj, tha se opozita ka detyrimin të bëjë ndryshimin e kësaj situate të rënduar në të cilën e ka futur vendin.

Baçi: Opozita duhet të bëjë ndryshimin e situatës shumë të rënduar në të gjitha fushat në vendin tonë. Kemi kaluar dy mandate në opozitë me një lidership të shitur, PD hyn në një mandat të tretë krejt ndryshe, me një PD të rithemeluar, të riorganizuar, me struktura të reja, me një lidership të ri që vihet në ballë të protestave të gjithë qytetarëve shqiptarë.Ka qytetarë nga gjithë Shqipëria por në shumicën e tyre janë nga Tirana dhe dua ti falenderoj që kanë zbritur në shesh dhe i japin tonin protestës.

Akuzave të Ramës nga Parisi se kjo është një protestë për hallet e Berishës dhe Metës, ai i jep këtë përgjigje:

Baçi: Përgjigjen ja japin qytetarët. Me qindra dhe mijëra qytetarë nuk ka shans të dalin për hallet e një, dy apo pesë individëve. Janë hallet e këtyre qytetarëve që i nxjerrin në protestë, problemet ekonomike të tyre, ikja masive e fëmijëve të këtyre qytetarëve, bllokimi që i është bërë ekonomisë së vendit, falimentimi i biznesve.

Baçi thotë se qytetarët do të mbushin rrugët paqësisht.

Baçi: Kryeministri dhe sikur mos të ishte në Francë do kishte ikur diku tjetër që të fshihej siç është fshehur zakonisht nga protestat. Kryeministria nuk është e tij por e qytetarëve dhe qytetarët nuk kanë ardhur për të shkatërruar kryeministrinë, pronën e tyre por kanë ardhur të protestojnë për ti treguar këtij pushteti se është minorancë. Është një protestë qytetare, paqësore, kundër oligarkëve dhe këtij kryeministri që është i lidhur me 10 oligarkë dhe ka ozurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri.

Sa i takon rublave ruse, ai thotë se Rama është po aq përgjegjës sa Basha.

Opozita në shesh,  Baçi: Sot fillimi i një vale protestash,

Baçi: Rama merret vetëm me batuta, kapet pas një çengeli. Rublat nëse i ka marrë zoti Basha mban përgjegjësi personale, individuale, por mban përgjegjësi dhe Rama për rublat e Bashës se në këto 8 vite të opozitës, Basha vërtet ka qenë kryetar i opozitës por mund ta quaj një ministër të opozitës në qeverinë e Ramës. Rama patjetër duhet të ketë dijeni për rublat meqë e thotë me kaq siguri dhe duhet të jetë përgjegjës po aq sa Basha nëse ka marrë rubla nga Rusia.Demokratët shqiptarë nuk janë përzier me rublat.Basha nuk përfaqësonte të gjithë demokratët shqiptarë, ishte në krye të tyre për aq sa ishte dhe tradhëtoi interesat e tyre.

Besimin e ka të plotë se qytetarët sot do të tregojnë se janë mazhorancë përballë pushtetit.

Baçi: Do jenë me mijëra njerëz në shesh që nuk kanë të ndalur për të mbushur bulevardin, është vetëm një fillim vale protesash. Do pasohet nga të tjera.Nuk i ka thirrur PD njerëzit, njerëzit e kanë thirrur PD. Qytetarët kërkonin me insistim protestë.Patjetër duan që në ballë të tyre të jetë opozita, PD si e vetmja shpresë e këtij vendi pas një viti rikthemelimi të saj.

Një mesazh e pati dhe për kolegët demokratë të grupit Alibeaj.

Baçi: PD nuk është thjesht grupi parlamentar, nuk janë thjesht ata deputetë që janë në parlament. Janë disa deputetë që për interesa private, personale mbajnë këtë qëndrim dhe janë kthyer në patericë të Ramës.Sot janë të ftuar të gjithë të jenë atje pjesë e protestës. Në janë aty në paralment janë si rezultat i votave të këtyre qytetarëve, të këtyre demokratëve.Kanë detyrimin të jenë bashkë me votuesit e tyre.Nëse nuk janë atje asgjë nuk i prish PD, thjesht ata lozin dhe ndihmojnë Ramën për përfitimet e tyre personale.

Duke e konsideruar si fillimin e një vale protestash, ai thotë sot se protesta e sotme shkon në funksion të zgjedhjeve të 14 majit, ku Rama do të marrë goditjen finale.

Baçi: I shërben zgjedhjeve dhe rrëzimit të Edi Ramës. Heq frikën e qytetarëve nga pushteti i Ramës. Rama do të hiqet me votë. PD këtë periudhë e ka protestë dhe primare. Do ti japim një goditje të fuqishme në zgjedhjet lokale për ta rrëzuar dhe kaluar pushtetin te qytetarët.