Berisha del nga selia blu dhe niset drejt protestës para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 16:25
Ka dalë nga selia blu edhe kryedemokrati Sali Berisha i cili do t’i drejtohet tashmë protestës në bulevard para kryeministrisë.
Berisha është i shoqëruar nga deputeti Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi, bodigardët e tij dhe një sërë simpatizantësh të tij që e përshëndesin.
Ndërkohë shumë qytetarë janë mbledhur para zyrës së Ramës ku pritet që të mbahen 20 fjalime me 20 mesazhe drejtuar kryeministrit.
