Protesta e opozitës, rreth 1600 protestues nga juglindja dhe 200 automjete nga Vlora

Qytetarët që do të marrin pjesë në protestën e pasdites së sotme të PD-së në Tiranë, po organizohen e duket se, sipas informacioneve nga degët e PD-së, do të jenë të shumtë.

Gazetarja e Ora News Iris Rrezhda informon se sipas informacioneve të marra nga kryetarët e degëve të PD-së nga qarku Korçë do të nisen një numër i lartë  protestuesish.

Nga dega e PD-së  Korçë do të nisen mbi 400 protestues të cilët do të jenë të organizuar në 4 autobuza dhe makina private. Nga dega e PD-së së Devollit janë rreth 400 persona të cilët janë të organizuar me furgona dhe makina private.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga dega e PD Maliq janë të konfirmuar 350 persona që do marrin pjesë në protestë dhe nisja do të behet me makina private. Nga dega e PD-së  Pogradec kemi afro 400 protestues ku organizimi është bërë me makina të vogla.

Dhe nga PD Kolonjë janë rreth 30 persona të cilët po ashtu janë organizuar me mjete të vogla.

Janë afro 1600 protestues të qarkut juglindor të cilët do i bashkohen protestës së sotme të thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Gazetari Edi Ruçi informon se nga Vlora do të nisen rreth 200 autopmjete, të cilat janë regjistruar në zyrat e PD-së, Dega Vlorë. Ata do të nisen drejt Tiranës rreth orës 12:00.