Paloka: Shqiptarë nga Roma drejt Tiranës për protestën. Boksieri shqiptar me flamurin e PD
Nga Ora News Përditësimi i fundit 12 Nëntor 2022, 09:10
Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka, vetëm disa orë para protestës ka publikuar në faqen e tij në Facebook dy foto të shqiptarëve që janë nisur nga Roma për protestën e PD. Ndërsa në tjetrën shihet boksieri shqiptar Eri Bramellari në ring me flamurin e PD-së.
Prostesta e Partisë Demokratike është planifikuar të nisë sot, në orën 16:00 e pritet të zgjasë rreth tre orë.
"Nga aeroporti i Romes deri ne Manhatan , shqiptaret dergojne mesazhin e tyre per protesten .
Nje grup shqiptaresh qe jane nisur nga Roma per protesten dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, NY!" shkruan ai.
