Southgate ka surpriza, trajneri i Anglisë e ka “inatin” me Serie A

Gareth Southgate snobon lojtarët e Serie A për listën e 26 të besuarve të tij për Botërorin Katar 2022.

Trajneri i “Tre Luanëve” ka disa surpriza në daljen e e radhës përpara botërorit ku publikoi listën me mungesën e madhe në mbrojtje, Fikayo Tomori që po bën mjaft mirë me Milanin ndërsa mungesë që bie në sy është edhe Tamy Abraham i cili vesh fanellën e Romës por gjithsesi kjo është një zgjedhje e kuptueshme pasi shtatlarti nuk poo kalon një moment pozitiv.

Southgate ka surpriza, trajneri i Anglisë e ka “inatin” me

Edhe Cris Smalling mund të ketë shumë keqardhje për vendimin e Southgate pasi qëndërmbrojtësi i Romës po tregon vazhdimësi të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij këtë sezon.

Joe Gomez dhe James Ward mungojnë gjithashtu ndërsa Hary Maguire, lojtari që që po kalon gjithashtu një periudhë negative me Man. United, është pjesë e Anglisë. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka surpriza ndërsa në këtë Botëror një peshë të madhe pritet të mbajnë të rinjtë Sancho, Saka e Bellingham.