Gjermania rikthen heroin e Botërorit 2014 por mallkimi për Reus vazhdon

Nuk do te jëne Marco Reus, Robin Gosens dhe Mats Hummels. Këto janë tre risitë e Gjermanisë në listën për Kupën e Botës. Sulmuesi i Borussia Dortmund humbet botërorin e tretë rresht ndërsa në 23 të besuarit e Hansi Flick figuron rikthimi i heroit të finales së vitit 2014, Mario Gotze.

Mungon edhe zyrtarisht Timo Werner për shkak të një dëmtimi, ndërsa pjesa tjetër është konfirmuar. Sane-Muller-Musiala në sulm formojnë treshen bavareze që vazhdon me Kimmich, Goretzka e Gnabry.

Neuer riktonfirmohet në portë ku do të dublohet nga Ter Stegen ndërsa i riu më i fundit në listë është mbrojtësi 21-vjeçar i Southampton, Armel Bella-Kotchap. Edhe 19-vjeçari i Werder Bremen Niclas Füllkrug është një emër që duhet mbajtur shënim bashkë me 20-vjecarin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi.