VIDEO/ Broja nuk ia del të shënojë si titullar në transfertën e Manchester
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2022, 23:11
68 minuta në fushën e lojës nuk i mjaftuan Armando Brojës për të evituar humbjen bashkë me Chelsean në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Manchester City.
Në “Etihad Stadium”, trajneri Graham Potter i dha mundësinë shtatlartit kuqezi që të rreshtohej titullar në majën e sulmit por pavarësisht disa tentativave, Broja nuk mundi të bënte shumë në një fushë të vështirë si ajo e kampionëve të Anglisë që shënuan dy gola me Mahrez dhe Alvarez.
Në këtë mënyrë, Chelsea i jep lamtumirën Kupoës së Ligës ndërsa Manchester City vazhdon përpara.
