Inter harron derbin dhe “shfryhet” ndaj Bologna-s, Asllani ndalet nga shtylla (VIDEO)

Interi gjen ngushëllim te fitorja me Bolonjën. Skuadra zikaltër e harron derbin e Italisë me Juventusin pasi i dha një leksion të vërtetë skuadrës emiljane me një fitore të thellë 6-1 edhe pse sfida nisi në malore për skuadrën e Simone Inzaghit.

Goli i Lykogiannis thjesht se zgjoi zikaltërit nga gjumi të cilët e mbyllën pjesën e parë me tre golat e Dzeko, Dimarco dhe Lautaros, ndërsa sërish Dimarco, Calhanoglu dhe Gossens sigluan 3 gola të tjerë në pjesën e dytë për një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parafundit të vitit 2023.

Në minutën e 84, shtylla i mohoi golin e parë me fanellën e Interit, Kristjan Asllanit, që pas një lëvizje mjaft të bukur, tentoi nga jashtë zonës, për ta dërguar topin në cepin e portës, por nuk ia doli. 

 

Rezultatet e tjera të ditës së sotme;

Lecce-Atalanta 2-1
Sassuolo-Roma 1-1
Fiorentina-Salernitana 2-1
Torino-Sampdoria 2-0