Djali i George Weah në botëror por jo me fanellën e Liberisë

Timothy Weah djali i Geogre Weah, do të përfaqësojë SHBA-në dhe jo Liberinë në Kupën e Botës. Edhe pse babai i tij, tashmë në moshën 56-vjeçare është president i vendit të varfër afrikan, Tim ka lindur në Brooklyn dhe ka refuzuar të gjitha ofertat, që nga Franca e Xhamajka dhe Liberia.

22-vjeçari i Lille është thirrur nga trajneri i Kombëtares Amerikane ku ka shënuar 3 gola. Ai është rritur te PSG por aktualisht mban të veshur fanellën e Lille dhe pjesëmarrja e tij në një Kupë Bote është një ëndërr e realizuar edhe për fituesin e Topit të Artë 1995, Geogre Weah, i cili nuk ka marrë pjesë asnjëherë në një botëror.

Djali i George Weah në botëror por jo me fanellën e Liberisë

22-vjeçari, ndoshta nuk është një lojtar me talentin dhe cilësitë e të atit por me siguri do të jetë një nga emrat që duhet mbajtur shënim në këtë botëror. George Weah i tij përfaqësonte Liberinë në ndeshjet ndërkombëtare, që prej vitit 2018 drejton vendin e vogël dhe të varfër afrikan nga posti i presidentit.