Humbje pa dëme ndaj Katarit, Kombëtarja eksperimentale dështon
Shqipëria e formatit Superiore nuk ia del ndaj formacionit të dytë të Kombëtares së Katarit në miqësoren e Spanjës ku u mund 1-0. Skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Edoardo Reja zbriti në fushë me një formacion të ndryshuar krahasuar me miqësoren e Katarit dhe të rreshtuar 4-4-2 ku Abazaj dhe Cara ishin në majën e sulmit por pa mundur të rrëzonin mbrojtjen kundërshtare.
Gurishta, Turkaj dhe Hadroj ishin të mbijetuarit e vetëm nga sfida e Lindjes së Mesme ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Albeoz Ali.
Kjo sfidë, ashtu si edhe ajo kundër Arabisë u luajt në terr mediatik dhe pa praninë e tifozëve pasi Katari e kërkoi një gjë të tillë për të ruajtur sekretin e skuadrës që do të debutojë në Kupën e Botës ne 20 nëntor kundër Ekuadorit.
