Fjala e pambajtur e Ronaldos: Nëse Messi fiton Topin e Artë në 2019, e lë futbollin

Gazeta “L’Équipe” publikon disa pasazhe interesante të biografisë së Cristiano Ronaldos që do të dalë në treg shumë shpejt. Gazeta franceze ka zbuluar ndër të tjera se në një intervistë të papublikuar të CR7 në vitin 2019 kur ai ishte pjesë e Juventusit, ndër të tjera ka folur edhe për rivalin e tij më të madh, Lionel Messi.

“Është shumë e lehtë të qëndrosh në flluskën ku ndihesh komod. Unë rrezikova shumë duke ardhur në Torino. Në karrierën time kam ndryshuar klube dhe kultura futbollistike. Mora përsipër një rrezik që më bëri të mos fitoja Topin e Artë në vitin 2018. Nëse Messi do të triumfojë këtë vit do ta lë futbollin”.

 Messi e fitoi Topin e Artë edhe në vitin 2019 por Cristiano nuk e mbajti fjalën pasi edhe sot në moshën 37-vjeçare ai vazhdon të kërkojë një vend titullari te Manchester United.