Mjeku dhe pacienti, të dy si "armiq" në derbin e Romës

Një histori e bukur nga Roma, bashkon tifozeritë e dy skuadrave armike me njëra-tjetrën. Giulio, i riu lacial që iu nënshtrua një nderhyrjeje shumë delikate për zëvendësimin e palcës së shtyllës kurrizore, mori një premtim nga mjeku romanist përpara operacionit.

Doktori i tha: "Mos u shqetëso, ti do të shërohesh dhe bashkë do të shkojmë të ndjekim një ndeshje derbi në stadium". 

Të dielën e kaluar, rreth një vit nga operacioni, gjithçka shkoi sipas parashikimeve. Giulio është shëruar plotësisht ndërsa doktori e çoi në stadium ku ndoqën derbin Roma-Lazio si miq të mirë.