Barcelona kalon klasën, Osasuna nuk i rrëmben barazimin por…Lewandowski-n
Dështon Reali në Vallecano shpëton Barcelona në Pamplona ku vetëm 5 minuta e ndanin nga një barazim polemizues.
24 orë pas rrëzimit të Los Blancos në derbi, katalanasit fitojnë 2-1 në një ndeshje të nervozuar dhe të shoqëruar me polemika në fushën e Osasunas ku golin vendimtar e shënoi Raphinha në minutën e 85 edhe pse Xavi po drejtonte në fushë një skuadër me 10 lojtarë.
Ndeshja u bë interesante menjëhere me golat e Garcia dhe Pedrit e një karton të kuq për Lewandowski-n që e la skuadrën për më shumë se një pjesë loje me 10 lojtarë.
Moment “jo” për shtatlartin polak që e mbyll vitin 2023 me Barcelonën dhe tashmë mund të foksusohet te Polonia që pas 12 ditësh udhëton në Kupën e Botës. I kuq edhe për Pique në pankinë i cili largohet zyrtarisht me nga futbolli i luajtur me një përjashtim të evitueshëm.
Përballje problematike për katalanasit në fushën e Osasunas ku vendasit mbrojtën mirë dhe kundërsulmuan me vazhdimësi duke mos e lënë për asnjë moment të qetë prapavijën blaugrana. Fitorja çon në 5 diferencën e pikëve mes Barcelonës dhe Realit por skuadra e Ancelottit duhet të luajë një ndeshje më shumë.
