Serie A nën diktatin e Napolit, skuadra e Spalletit arrin suksesin e 14 sezonal (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2022, 20:39

Napoli prek kuotën e 10 fitoreve rresht dhe në një ndeshje të vështirë kundër Empolit, skuadra e Luciano Spalletit kalon me shumë vështirësi duke përfituar nga një 11-metërsh dhe një karton i kuq për toskanët në pjesën e dytë të ndeshjes.
Përballje ku nuk ra në sy spektakli po cinizmi i të kaltërve pas rasteve të shpërdoruara në pjesën e parë nga Giacomo Raspadori.
Golin e parë në mesin e pjesës së dytë e shënoi Lozano të cilin Vicario nuk arriti ta ndalte ndërsa Zielinski vendosi në kasafortë rezultatin për suksesin e 14 të sezonit ku Napoli nuk njeh ende humbje. Në ndeshjen tjetër, Spezia dhe Udinese nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1.
