(VIDEO) Dhunë në Çair, tifozët e Shkupit sulmojnë lojtarët e Shkëndijës

Dhunë në futbollin shqiptar përtej kufijve zyrtarë. Në Shkup, më saktësisht në Çair në derbin mes Shkupit dhe Shkëndijës, tifozët vendas kanë mësyrë në fushë duke shkaktuar trazira.

Ngjarja u regjistrua që në minutën e 9 të ndeshjes kur Shkëndija shënoi golin e parë. Festa e tetovarëve ngjalli zemërimin e shqiptarëve të kryeqytetit që hynë në fushë duke sulmuar lojtarët kundërshtarë.

"Shvercerat" nuk janë mjaftuar me sende të forta të hedhura në fushë por edhe kanë hyrë duke shkaktuar një situatë kaotike. 

Pas disa minutave ndërprerje, delegati i federatës e ka ndërprerë përfundimisht ndeshjen.