Salianji: Rama i shfazuar, e shqetëson protesta e 12 nentorit

Deputeti demokrat Ervia Salianji thotë se pas gjuhës jo parlamentare të shfaqur nga kryeministri Edi Rama sot në parlament fshihet shqetësimi për protestën e 12 nëntorit.

“Rama më kërcënon me një proces  gjyqësor që ka hapur vetë dhe drejton vetë. Personazh i shfazuar me një gjuhë që nuk i takon gjuhës parlamentare. Por këtu janë të gjithë të kapur e të tredhur. Mendon se është me ata që i ka rreth e rrotull dhe i komandon dhe i sjell si kukulla. Shqetësimi kryesor për të është protesta e datës 12 nëntor” tha Salianji në një prononcim për median jashtë parlamentit.

Kërkesa e mazhorancës në kuvend për të miratuar me procedurë të përshpejtuar zhvendosjen e portit të Durrësit dhe ndërtimin e vend qëndrimit të jahteve si dhe të investimeve në zonë solli debate sot në sallën e parlamentit.

Salianji: Rama i shfazuar, e shqetëson protesta e 12 nentorit