“Sindroma LBS është vrastare”, Tupja: Më kujton kohën e mesjetës

Edmond Tupja në një takim të zhvilluar nga Kreu i PD Sali Berisha me Frontin për Shpëtimin Kombëtar  tha se sindroma “LBS”, larg byrekut tim, është vrastare.

Sipas tij PD duhet të gjejë një mënyrë taktikë për të pasur një qasje më pranë qytetarit në mënyrë që të rrisin ndërgjegjen sociale për ti bërë ata të kuptojnë sa e rëndë është situata.

Tupja thotë se dhe në shtresën intelektuale ka fatalizëm. Sakaq ai e mbylli fjalën e tij duke u shprehur se “flasim të gjithë me duar e me këmbë por duhet të flasim me fjalë dhe me zemër”.

Edmond Tupja: Mendoj se për të rritur ndërgjegjen sociale për ta përmirësuar atë për të kuptuar sa e rëndë është situate duhet parashikuar një mënyrë nga teknicienët e PD për të pasur një qasje më pranë qytetarit.  Duhet ti nxjerrim nga kjo spirale e fajësimit të kësaj apo asaj partie. Ne pajtohemi me të keqen. Tani nuk është më teoria e gotës së mbushur plotë e gotës së zbrazur. Optimisti thotë ka dhe më keq pesimisti thotë e keqja s’ka fund, ky quhet fatalizëm. Vërej në shtresën intelektuale që ka fatalizëm. Njerëz jemi gabimi është njerëzor, por më mirë të gabosh duke punuar sesa të gabosh duke  ndenjur duarkryq. Mund të flas pothuajse pafund për këtë problem por ajo që më shqetëson mua është ndërgjegjja sociale.

“Duhet punuar me të rinjtë. Sindroma “LBS” larg byrekut tim, LBS është vrastare. Më kujton kohën e mesjetës. Duhet të dalin nga ai lloj izolacionizmi familjar ose fisnor. Duhet ta rrudhosin ballin. Më duket një pikë themelore, ti sensibilizojmë njerëzit, po zhduket kombi, po zhduket gjuha shqipe, kujt t’ja them vetes time. Flasim të gjithë me duar e me këmbë por duhet të flasim me fjalë dhe me zemër.”, tha ai.