Supersfida PSG-Bayern Munchen dhe Liverpool-Real Madrid në 1/8, short i lehtë për italianet

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i 1/8-ave të UEFA Champions League ku janë caktuar ëkto përballje;

Liverpool-Real Madrid
Leipzig-Manchester City
Club Brugge-Benfica
Milan-Tottenham
Eintracht Frankfurt-Napoli
Borussia Dortmund-Chelsea
Inter-Porto
PSG-Bayern Munchen

Ndeshjet e para do të luhen në datën 14 dhe 15 shkurt ndërsa ato të kthimit në 21 dhe 22 në po të njëjtin muaj.

Dy finale të parakohshme në këtë raund, që gjatë viteve të fundit janë luajtur madje në fushën e lojës pasi në 2020-ën e pandemisë gjermanët kaluan francezët me gol të Coman në finalen e Portugalisë ndërsa vetëm pak muaj më parë Real Madrid fitoi të 14-tën pikërisht kundër skuadrës së Jurgen Klopp.