“Kosova asnjëherë nuk ka qenë aq lart në futboll”, Krasniqi: Kam pritur më tepër nga ekipet e Shqipërisë
Gazetari Milaim Krasniqi në një intervistë për emisioni “ORA Sport” në RTV Ora foli rreth suksesi të kombëtares kosovare pritshmërive tek ekipet shqiptare si dhe për suksesin e Ilir Dajës me ekipet kosovare.
Milaim Krasniqi: Në Kosovë janë njerëzit e dashuruar pas futbollit. Kudo ku ka pasur djem të rinj nga Kosova kemi thënë se djemtë janë të dashuruar me sportin. Madje një portal këtu nga Kosova kishte shkruar një titull “Edhe nënat tona luajnë futboll në Kosovë”. Ngritja e kampionatit të Kosovës e ka bërë të vetën se asnjëherë nuk kemi qenë aq lartë. Kosova ka bërë një hap gjigand në këtë drejtim. Kam pritur më tepër nga ekipet e Shqipërisë.
Daja nuk bëri në Shqipëri ajër te Partizani dhe të Tirana. Vjen në Kosovë shkon te Suareka merr një ekip e nxjerr kampion, e çon në Europë. Pse ndodh kjo?
Milaim Krasniqi: Po flas si një njeri që kam qenë afër me ekipet ku ka luajtur Ballkani. Ilir Daja me kohë është veçuar nga gjithë trajnerët e Shqipërisë. Mbi të gjitha është një njeri i jashtëzakonshëm ai që ka arritur brenda ekipit të krijojë një familje. Ju kam thënë qunave nuk dua të më mbani mend për njeri të mirë por për njeri që ju kam ndihmuar të arrini suksesin.
