Kombëtarja nuk ndryshon “fytyrë” për Katarin, rikthehet Abazaj

Nuk ka shumë risi në listën e Kombëtares për miqësoren me Katarin në datën 9 nëntor në Marbella të Spanjës. FSHF publikon 23 emrat që ka grumbulluar Edoardo Reja ku bie në sy rikthimi i Kristal Abazajt si i vetmi legjonar në listë.

Një pjesë e madhe janë lojtarë të grumbulluar ehe në miqësoren me Arabinë Saudite ndërsa bie në sy mungesa e lojtarëve që në atë përballje u grumbulluan nga kampionatet e huaja.

Emrat shtesë krahasuar me sfidën kundër Arabisë janë Herald Marku, Ismajlgeci, Alen Sherri, Serxho Ujka, Mario Dajsinani apo Arbin Zejnullai. Kombëtarja do të shfrytëzojë shtyrjen e javës së 12-të të Superiores për të nisur grumbullimin që ditën e shtunë me ekipin që në Durrës deri të martën, kur do të niset për në Marbella të Spanjës.

Ndeshja miqësore Shqipëri-Katar do të luhet pikërisht në stadiumin e Marbellas dhe do të nisë në ora 18:30.

Kombëtarja nuk ndryshon “fytyrë” për Katarin,