Pogradec, ishte duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, prangoset 48-vjeçari
U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, vihet në pranga 48-vjeçari në Pogradec.
Policia e kapi këtë shtetas, në lagjen nr.4, Pogradec, duke transportuar me automjetin tip "Volkswagen", në drejtim të Tiranës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, arrestuan në flagrancë i shtetasit A. T., 48 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në lagjen nr.4, Pogradec, duke transportuar me automjetin tip "Volkswagen", në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".
