Makina del nga rruga në afërsi të Kapshticës, 2 të lënduar

Një aksident me dy të lënduar është regjistruar në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës ku një mjet ka dalë nga rruga.

Shkak dyshohet lagështira për shkak të reshjeve të shiut.

Mësohet se të lënduar lehtë kanë mbetur 2 persona që ndodheshin në mjet, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.