“Për krahët e saj të prerë” Keqtrajtimi i nënës së dëshmorit prek zemrat e shqiptarëve, aktorja: Më kujtohet gjyshja

Rasti i keqtrajtimit të nënës së Dëshmorit Taulant Nura ka prekur  të gjithë. Reagimet kanë qenë të shumta.

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora tha se në momentin që u njoh me këtë rast të trishto i është kujtuar gjyshja e tij.

Andia Xhunga: Më kujtohet gjyshja ime se gjyshja ime është kosovare, pavarësisht se tani nuk jeton më kur pashë ato pamje dje direkt mendova gjyshen. Mendova po sikur kjo ti ndodhte  gjyshes sime. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë lloj forme ndaj asnjë gjinie dhe në asnjë rrethanë,  por sidomos te pleqtë e fëmijët është e patolerueshme. Dje ka qenë një ditë e dhimbshme jo vetëm për mua për të gjithë, shoqëria reagoi për atë që pamë. Shpresoj që instancat të marrin vendimin e  duhur jo vetëm për atë vajzë  e tjera që rrinin e shikonin e mbi të gjitha xhironin.

“Në kuadër të kësaj teme u interpretua nga Andia Xhunga dhe një poezi nga Shqkspiri.

Për të gjithë dhunën e ushtruar mbi të

Për të gjitha fyerjet që keni derdhur mbi të

Për inteligjencën e saj të shkelur

Për trupin e saj që e keni shfrytëzuar

Për lirinë që i keni mohuar

Për gojën që i keni mbyllur

Për injorancën me të cilën e braktisë

Për krahët e saj të prerë

Për të gjitha këto në këmbë do të rri përpara një gruaje”

“Unë mendoj që ky është një rast që arritëm ta shikonim. Ka me qindra raste të tjera që duhen zbuluar. Duhet bërë një punë e madhe nuk duhet lënë vetëm me dënimin e këtyre grave.”, tha ajo.