Ballkani e mbyll me humbje, Frashëri pret dy penallti por nuk eviton disfatën (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2022, 20:55
Ballkani e mbyll me humbje aventurën europiane në Conference League pasi u mund 1-0 në Rumani nga CFR Cluj pas një tjetër 90 minutëshi pozitiv. Pas 6 ndeshjeve të luajtura në grupin G, skuadra nga Suhareka mbyll klasifikimin me 4 pikë.
Nana Boateng në minutën e 17 shënoi golin e vetëm të ndeshjes ku Stivi Frashëri bëri një gjysmëmrekulli duke pritur dy 11-metërsha por nuk evitoi humbjen. 3 pikë për Cluj që siguron kualifikimin duke larguar nga Europa edhe Slavian e Pragës.
Gjatë këtij rrugëtimi që mund të konsiderohet i suksesshëm, Ballkani mundi Sivasspor në Turqi dhe barazoi më Cluj në shtëpi ndërsa i humbi të gjitha ndeshjet e tjera me rezultate të ngushta.
