U nda nga Alphonso Davies por nuk humbet kohë dhe gjen menjëherë të dashur të ri (FOTO)

Futbollistja kanadeze, Jordyn Huitema nuk qëndron dot larg meshkujve sportistë. Pas largimit nga PSG dhe transferimit në skuadrën e Seattle, ajo ka ndryshuar faqe edhe në jetën private pasi ndarja nga mbrojtësi i Bayernit, Alphonso Davies ishte e paevitueshme për shkak të largësisë.

Menjëherë pasi ka nënshkruar me skuadrën nga shteti i Washington-it, sulmuesja kanadeze është parë në shoqërinë e yllit të Seattle Mariners, Julio Rodriguez. Futbollistja kanadeze fitoi famë falë historisë me Davies por koha kalon dhe ajo shikon përpara.
Rodriguez me origjinë nga Republika Domenikane është një nga bejsbollistët më të suksesshëm të Ligës së Bejsbollit Amerikan. Në muajin gusht ai nënshkroi një kontratë 14-vjeçare me Seattle nga e cila do të arkëtojë 400 milionë dollarë.



