Magic Johnson, njeriu i mrekullive që bashkëjeton më HIV/AIDS prej 3 dekadash
Në vitin 1991, Magic Johnson tronditi sportin me deklaratën e papritur ku bëri me dije se ishte infektuar me virusin HIV/AIDS. Legjenda e koshit amerikan gjithsesi arriti t’ia dilte mbanë dhe sot nga largësia e 31 viteve, ai gëzon shendet të plotë ashtu si edhe bashkëshortja dhe djali i tij që në atë kohë nuk kishte lindur ende por të dy për fat të mirë nuk ishin infektuar.
Johnson u tërhoq përfundimisht nga basketbolli në vitin 2000 pas disa sezoneve të luajtura në Suedi dhe Danimarkë, ndërsa që prej ditës kur bëri deklaratën shokuese, ai është bërë simbol i luftës kundër virusit vdekjeprurës.

Pak kohë më parë ai do të deklaronte: “Zoti më ka bekuar vërtet sepse po bashkëjetoj prej 31 vitesh me HIV/AIDS. E falënderoj që më jep forcë dhe më uhdëheq edhe në moshën 62-vjeçare, sidomos pasi e ka bërë këtë në 30 vitet e fundit të jetës time”.
Johnson e ka qartësuar përherë se është sieropozitiv por jo i sëmurë me AIDS sepse sot në moshën 63 vjeçare ka treguar se është në formë të shkëlqyer, madje vazhdon me të njëjtin ritëm të ndjekë ushtrimet me pesha të rënda në palestër.

Përveç projekteve të bamirësisë dhe në fushën e sensibilizimit, Johnson është sipërmarrës i suksesshëm dhe drejtues i skuadrës së bejsbollit Los Angeles Dodgers por edhe i skuadrës së futbollit Los Angeles Football Club ku është pronar. Që prej vitit 2019 ai nuk është më president i Los Angeles Lakers por vazhdon të jetë shumë i lidhur me ekipin rekordmen të NBA.
