Neuer shokon futbollin: Vuaj nga kanceri i lëkurës, jam operuar 3 herë

Manuel Neuer shokon me deklaratën e bërë në një intervistë për “Bild”. Gjermani, një nga portierët më të mirë të historisë së futbolllit, bën me dije se vuan nga kanceri i lëkurës dhe deri tani ka kryer tre operacione.

Pasi u ankorua në infermieri në muajin tetor për shkak të një problemi në shpatull, Neuer po kuron edhe sëmundjen e rëndë ndërsa në një postim të bërë në “Instagram”, sqaron:

“Stërvitem përherë në ambjente të hapura sepse më pëlqen të kaloj kohë në natyrë. Për këtë motiv nuk mund të bëj shumë komromise dhe nuk mund të ul vëmendjen dhe përqëndrimin për të ruajtur lëkurën e fytyrës nga rrezet e diellit”. 

Pak javë më parë, numri 1 u paraqit në stërvitje me një maskë por nuk u dha asnjë shpjegim shokëve të skuadrës. Rrëfimi i bërë gjatë orëve të fundit mund të kompromentojë edhe pjesëmarrjen e tij në Katar por trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann qetësoi ambjentin duke theksuar se Neuer do të bashkohet me skuadrën  dhe mund të rikthehet në fushë që në ndeshjen e radhës kundër Hertha Berlin.