Grupi D, Eintracht Frankfurt bën goditjen e madhe në Lisbonë, kalon i pari Tottenham (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2022, 22:59
Eintracht Frankfurt dhe Tottenham brenda, Marseille dhe Sportingu i Lisbonës jashtë. Janë këto verdiktet kryesore të mbrëmjes së të martës në UEFA Chmopions League pasi në grupin D gjithçka u vendos në ndeshjet e fundit.
Në Lisbonë, Eintracht bëri mrekullinë pasi ktheu në favor disavantazhin e përkohshëm duke fituar 2-1 ndaj Sportingut që mbetet jashtë Championsit dhe Europës pasi e mbyll këtë fazë në vendin e fundit edhe pse e nisi me dy fitore.
Kalon edhe Antonio Conte që vuajti shumë dhe mundi në fund 1-0 Marseille ku mund të kishte pësuar humbjen në minutat e fundit. Zyrtarisht, Eintracht renditet në në vendin e dytë i paraprirë nga Tottenham. Marseille kalon në Europa League ndërsa Sportingu i Lisbonës mbetet jashtë Europës.
