VIDEO/ Porto e para në grup, Brugge e mbyll në vendin e dytë, Atletico jashtë Europës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2022, 21:49
Porto e kompleton në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin e fazës së grupeve në Champions League pas dy fitoreve me Brugge dhe Atletico Madrid.
Në “Do Dragao” luzitanët që e kishin mbyllur praktikën kualifikim, luajtën pa presionin e pikëve përballë “Los Colchoneros” duke triumfuar me rezultatin 2-1 pas golave të Taremi dhe Eustaqio që në pjesën e parë.
Fitore që e ngjit në krye të grupit B skuadrën portugeze e cila do të shortohet nga vazoja e parë duke lënë në të dytën Club Brugge që në tre javët e fundit nuk ka regjistruar asnjë fitore dhe e mbylli këtë fazë me një biletë dhe barazimin pa gola në Leverkusen. “Aspirinat” kualifikohen në Europa League ndërsa Atletico i jep lamtumirën Europës.
