Sampaoli harron mikrofonin hapur dhe dëgjohet teksa etiketon “bir k…” lojtarin e tij. Shikojeni

Një mikrofon i ndezur i bën shakanë e hidhur trajnerit të Sevillas, Jorge Sampaoli. Trajneri argjentinas i Sevillas nuk e kuptoi që degjohej edhe në sallë gjatë konferencës në prag të ndeshjes së fundit të Champions League kundër Man, City.

Në krahun e tij ishte bashkëkombasi Eric Lamela mikrofoni i të cilit nuk punonte dhe dy teknikët u përpoqën t’ia sqaronin problemin në anglisht edhe pse sulmuesi nuk kupton shumë. Ai u përgjigj spanjisht edhe pse ka luajtur 8 sezone në Premier dhe në këtë moment Sampaoli i tha me zë të ulët:

“8 vite o bir k…, duhet ta flisje anlglishten perfekt”.

Lamela u justifikua duke i thënë: “E flas mirë po nuk jam anglez”.

Një debat deri diku “konstruktiv” mes dy argjentinasve.