Vazhdon tersi i Piqué. Humbet 20 mln. € me tokën që e bleu për hotel, sepse...

Në fillim ndarja nga Shakira, pastaj ulja në stolin e Barcelonës dhe tani rreziku për të humbur minimalisht 20 milionë €. Viti 2022 duket se është i mallkuar për qendërmbrojtësin Gerard Piqué. 

Në vitin 2015, Piqué bleu një tokë me vlerë 20 milionë € në Malaga për të ndërtuar një strukturë hotelierie por pasi shkatërroi kinemanë e vjetër për të nisur punimet, stafi që punon me projektin u përball me një surprizë që ne këtë rast është nje lajm i keq për investitorin Piqué. 

Në tokën e blerë nga numri 3 u zbulua nje varrezë 600-vjeçare dhe nëse konsiderohet zonë e mbrojtur, atëherë paratë e shtatlartit humbasin. Pas këtij lajmi, ndoshta Piqué duhet të kryqëzojë gishtat që ky vit të mbyllet sa më shpejt që të jetë e mundur.