Talenti i Kombëtares nënshkruan për skuadrën e Burnley

Renaldo Torraj është larguar nga Tottenham ku u rrit profesionalisht duke u bashkuar me Burnley ku do të aktivizohet në skuadrën U-21. Sipas mediave britanike, mesfushori i Kombëtares U-19, ra në sy gjatë testimit 1-mujor në radhët e Burnley, klub që i ofroi kontratë 1-vjeçare. 3

Renaldo Torraj:

“Jam shumë krenar që firmos për një klub si Burnley. Jam gati për të marrë përsipër përgjegjësitë edhe pse kam shumë pak kohë këtu. Skuadra e 21-vjeçarëve ka në përbërje disa lojtarë shumë të talentuar por për mua ka ardhur momenti që të punoj edhe më shumë pasi dua t’ua shpërblej besimin drejtuesve të klubit”.  

Torraj numëron 6 ndeshje me fanellën e kombëtares. Ai e ka nisur rrugëtimin e skuadrën U-16 dhe tashmë talenti nga Vlora është pjesë e ekipit U-19.