Asllan Dogjani hyn në primare për kryetar bashkie në Kamëz
Asllan Dogjani prezantoi sot kandidaturën për primare për bashkinë Kamëz.
Asllan Dogjani:"Ashtu si motra ime dhe shumë nga familjarët dhe miqtë e mij erdhën për një jetë më të mirë në Bashkinë e Kamzës. Sot në Kamëz jetojnë bashkë vendali, të ardhur nga Kukësi, Dibra, Mati, Puka, Tropoja, Hasi, Mirdita ,Gramshi, Zallmneri, Librazhdi, Korca, Skrapari dhe nga e gjithe Shqipëria.
Në zgjedhjet e vitit 2013, por dhe në zgjedhjet e vitit të kaluar, demokratët, qytetarët e Kamzës dhe Paskuqanit më besuan duke më votuar masivisht si kandidat i Partisë Demokratike për Kuvendin e Shqipërisë.
Kjo me ka inkurajuar dhe më ka nxitur që unë sot, të shpall zyrtarisht kanditaturen time për kryetar të Bashkisë Kamëz.
Në selinë e PD-së, Dogjani prezantoi vizionin e tij për Kamzën e Paskuqanin duke besuar se të bashkuar mund të largohet qeveria Rama.
Asllan Dogjani: "Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapsira të barabarta për të gjith, me parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.
Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapsira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin e tyre, të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre.
Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më asnjë shtëpi e pa legalizuar.
Te gjithë do të kenë të drejtë riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtepisë.
Do të bëjë gjithçka për të krijuar mundësira, hapsira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve.
Do bëjë gjithcka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idese.
Dogjani i bëri thirrje banorëve në Kamëz dhe Paskuqan i bën thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati per kryetar te Bashkisë Kamëz.
"
Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për Ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo Demokrati e Demokrate, do të jetë e hapur për cdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit"
