Administronin ambjentin me lojëra fati, dy të arrestuar në Kurbin

Dy persona që administronin një ambjent ku ushtrohej aktiviteti i lojërave të fatit janë arrestuar sot nga polciia në kKurbin.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Game over”, u arrestuan:

K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

"Të dy këta shtetas administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera që dyshohet se i shërbenin këtij aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe shuma parash që dyshohet se të arrestuarit i kishin përfituar nga ky aktivitet," njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.