Kapen 375 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, arrestohet shoferi shqiptar

Sekuestrohen 374 kg e 850 gramë lëndë narkotike marijuanë në kufirin greko-shqiptar.  Operacioni i policisë greke u ndërmorr në vendin e quajtur Miliotadho në Zagorin lindor, Janinë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 85 pako dhe transportohej me një furgon i cili vinte nga kufiri i gjelbër.

Furgoni rezulton i vjedhur në Athinë në korrik të 2020.

Sipas burimeve është arrestuar drejtuesi i mjetit shtetas shqiptar 28-vjeç.

Gjatë operacionit u arresua edhe  një 60-vjeçar shtetas grek, i cili shërbente me mjetin e tij në vendin e quajtur Anthrakiti për të kontrolluar zonën.

U sekuestruan edhe 5 celularë dhe 390 euro.