Dhunimi i të moshuarës në Pejë, gazetarja Blerta Zuka: Video është xhiruar para tre ditësh, dje u publikua

E ftuar në RTV Ora, në Ditë e re, gazetarja nga Kosova Blerta Zuka ka folur për rastin që shokoi të gjithë shqiptarët, të dhunimit të të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve Pejë.

Ajo tha se videoja nuk është xhiruar dje, por dje vetëm u bë publike.

"Ngjarja nuk ka ndodhur ditën e djeshme, vetëm është publikuar dje. Sipas pronarëve kjo ngjarje nuk ka ndodhur dje, por para tre ditëve, pra nga e djela apo e hëna.

Në këtë rast janë katër vajza të përfshira, protagonistja është kryesorja që shihet duke ushtruar dhunën fizike ndaj të moshuarës. Ndërkohë janë dhe tre vajza të tjera, ku njëra e filmon dhe të tjerat qeshin.

Ende nuk dihet saktë se kush e ka bërë videon.

Policia ka arrestuar dy vajza, pra atë që e ka dhunuar dhe atë që e ka filmuar," tha ajo.