Foto e kufomës së Putinit vendoset në murin e ministrisë në Pragë

Tre flamuj, njëri prej të cilëve kundër Putinit i përfaqësuar si një kufomë, janë paraqitur sot në një instalacion që u shfaq në murin e Ministrisë së Brendshme në Pragë.

Aty shihen një flamur çek, një ukrainas dhe një të tretë në të cilin shfaqet koka e presidentit rus, që del nga një thes që përdoret për transportin e kufomave.

"Në Republikën Çeke, armiqësia ndaj Rusisë ka tejkaluar çdo kufi, Ministria e Brendshme çeke po kërcënon Presidentin Vladimir Putin”, shkruajti Agjencia e lajmeve Eurasia Daily me seli në Moskë./Ansa/