Sherr për radhën para mensës, biznesmeni grek goditet 15 herë me thikë, po lufton për jetën
Një biznesmen grek i identifikuar si Yannis Markou u godit me thikë të paktën 15 herë në orët e para të së premtes, 28 tetor, në Varybompi dhe po lufton për jetën.
Skena e egër u regjistrua në orën 4.30 të mëngjesit para një mense në Varibombi. Dy të rinj, 19 dhe 26 vjeç, kanë nisur të debatojnë për një çështje të parëndësishme (radhën) me tre burra, mes të cilëve edhe biznesmenin e njohur.
Papritur, 26-vjeçari ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur fatkeqin 15 herë. Më pas kanë ikur.

Policia e Kifisisë arrestoi 19-vjeçarin, ndërsa 26-vjeçari është në kërkim. I arrestuari akuzohet për bashkëpunim në vrasje të mbetur në tentativë, ndërsa 26-vjeçari për vrasje të mbetur në tentativë.
Biznesmeni Giannis Markou ndodhet në terapi intensive dhe u është nënshtruar tre operacioneve.
Sipas mediave greke, një nga goditjet me thikë e ka marrë në arterien femorale.