Haxhiu: Në Shqipëri po nuk ke lekë ke mbaruar. Nuk kemi garanci shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2022, 20:45
E ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai ishte Nertila Haxhiu, aktiviste për të drejtat e njeriut e cila prej gati 10 vitesh lufton me tumorin.
Ajo deklaroi: Ty të duhen gjithmonë para gjendje çdo sekondë të ditës dhe të natës dhe tani ne po flasim për raste në Shqipëri ku nuk është se kemi garanci shëndetësore në institucionet tona publike as private sepse garanci shëndetësore do të thotë që edhe sikur të mos kesh, të kesh 0 para në shtëpinë tënde gjithmonë të jesh i sigurt që shërbimin e ke maksimal. Kjo është garancia dhe në Shqipëri nuk ndodh.

