Punonjësit e Policisë rrugore paketa ndihme për gratë dhe vajzat në kuadër të tetorit Rozë
Gazetarja Sonila Musai në studion e Ora News foli dhe për nismën e fundit që ka ndërmarrë Policia Rrugore duke surprizuar gratë dhe vajzat në kuadër të fushatës sensibilizuese mbarëbotërore “Tetori Rozë”.
Punonjëset e Policisë Rrugore në një intervistë me gazetaren Musaj deklaruan se: “Punonjësit e Policisë përshkuan akse të ndryshme të qarqeve të Shqipërisë dhe iu vendosen grave dhe vajzave, simbolin unik të kësaj fushate, fjongon rozë, me mesazhet e kujdesit për veten dhe të drejtimit në kohë, në qendrat spitalore, për ta parandaluar, diagnostikuar dhe trajtuar kancerin e gjirit.
Ndërkaq, punonjëset e Policisë Rrugore të Tiranës kanë qëndruar në krye të kësaj fushate ndërgjegjësuese dhe gjatë këtyre ditëve, kanë dhuruar për gratë dhe vajzat e kryeqytetit, paketa shëndetësore për mbulimin e plotë të vizitave/analizave diagnostikuese për problemet e kancerit të gjirit.”
