Celibashi: Në spitalin Onkologjik ka radhë pacientësh, nuk ka kapacitete, bëjnë kimioterapi në karrige
Anxhela Celibashi gazetare e Ora News denoncoi faktin që në spitalin onkologjik ka radhë të gjatë dhe ka raste që pacientët e bëjnë kimioterapinë ulur në karruke.
Celibashi tha se ka radhë pafund dhe ndoshta mund të gjenden mekanizma të tjerë mund të shtohen njësitë e mamografisë qoftë në Tiranë e rrethe.
“Sa i përket asaj çfarë bën Ministria të paktën duke i’u referuar asaj që ministria thotë dhe asaj që ne shohim mund të themi që në shumë raste janë dy gjëra të ndryshme. Duhet të theksohet se këto zonja këto vajza që shkojnë dhe kryejnë mamografi unë kam parë me sytë e mi që presin me orë të tëra për ta kryer dhe për ta marrë këtë shërbim. Ka radhë. Ka radhë pafund dhe ndoshta mund të gjenden mekanizma të tjerë mund të shtohen njësitë e mamografisë qoftë në Tiranë qoftë edhe në rrethe në mënyrë që të mos presin kaq gjatë se në rast se personi vajza apo gruaja e ndjen një shqetësim nuk mund të presë gjatë. Në komunikimet që kam patur me persona, familjarë të këtyre pacientëve më kanë thënë se bashkëshortja e tyre e ka marrë dhe ka bërë kimioterapinë ulur në karrike. Është një seancë që zgjat 4-5-6 orë dhe është një seancë e lodhshme dhe të rrish ulur për kaq gjatë dhe në kushte të mira të jesh nuk mund të qëndrosh.”
