Porti Vlorë/ Dyshemeja e rimorkios së kamionit plot me steka cigaresh, do hynin kontrabandë
Dhjetra steka me cigare janë tentuar të hyjnë kontrabandë përmes portit të Vlorës.
Stekat ishin fshehur nën dyshemenë e rimorkios së kamionit, shoferi I të cilit është arrestuar.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, nën dyshemenë e rimorkios, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura rreth 380 paketa me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale” informoi sot policia e Vlorës.
Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë".
