Banorët e Porto Romanos të frikësuar pas rrjedhjes së gazit: S'është hera e parë, të hiqen cisternat
Rreth orës 12:30, Në Porto Romano, dyshohet se si pasojë e dëmtimit të një cisterne gazmbajtëse të një biznesi (firmë) privat, është çliruar në ajër
Policia thotë se ka pasur rrjedhje të vogël të gazit, por banorët dhe fëmijët e shkollës aty tregojnë momentet e frikës që kanë përjetuar dhe kërkojnë që biznesi privat të largohet ose të heqë cisternat e gazit.
“O të ikë kjo ose ne. Dy rrugë ka” thotë një banor.
Nga kjo ngjarje nuk ka shtetas të dëmtuar por banorët e zonës tregojnë momentet e frikshme dhe kërkojnë që të hiqet fabrika
Një i moshuar tregon se nuk është hera e parë që ndodh kjo.
“Tre muaj më parë plasi e doli flakë. Kemi lajmëruar institucionet dhe tek bashkia por asgjë”
Pranë zonës së Porto Romanos ku ka rrjedhje gazi është dhe një shkollë.
“ Ishim në orën e katër të mësimit kur na tha drejtori të largoheshim. U trembën të gjithë. Nuk kishte nxënës që nuk dridhej. Mora zjarrfikësen dhe policinë në telefon. Kam qarë, gati sa më la zemra rrugës se vinte shumë era gaz. Fëmijët e klasës së parë po dridheshin dhe gati po binin në tokë"
Në atë zonë banojnë rreth 10 mijë banorë të cilët kërkojnë të hiqen cisternat e gazit.

